Ndërmjetësim për Punësim
Ne analizojmë shkollimin, njohuritë, përgatitjet profesionale, përvojat dhe kërkesat e Juaja dhe krijojmë profilin tuaj specifik për kërkesën tuaj të punës. Ne kërkojmë për Ju vendin e punës që i përshtatet profilit tuaj dhe ndërmjetësojmë vendin e punës me Punëdhënësit gjermanë ose të EU-së.

Ju këshillojmë dhe përcjellim gjithë kohën sa zgjasin procedurat dhe proceset e konkurrimit për punësim
Ne ju aftësojmë për prezantimin dhe paraqitjen tuaj sa më të suksesshme para punëdhënësve të ardhshëm. Shqyrtojmë me kujdes përparësitë dhe mangësitë tuaja dhe iu ofrojmë në mënyrë të caktuar zgjedhjen e problemeve. Gjatë fazës sё aplikimit për marrjen e lejes sё punës, bashkëpunojmë me punёdhёnёsin tuaj tё ardhshëm pranë autoriteteve në Gjermani dhe EU.

Me anë të kontakteve tona të mirëfillta me punëdhënësit gjermanë dhe të vendeve të EU-së, punës sonë dhe përmes përdorimit të shërbimeve tona, ju i rrisni mundësitë tuaja për gjetjen e një vendi pune. Bazuar në kontratat tona të bashkëpunimit me punëdhënës gjerman dhe të EU-së dhe shërbimin tonë, ne ju garantojmë cilësi si dhe atë me të rëndësishmen: mundësinë e nënshkrimit të një kontrate pune.

Ndërmjetësim dhe këshillim për kualifikimet e mëtejme si dhe arsimim profesional më të avancuar
Ne gjejmë vendet e duhura të punës aty ku ju mundeni t’i zgjeroni njohuritë tuaja, dhe kualifikimin profesional.
Ne dimë, se ku kanë nevojë për Ju
Puna EU Contact Solution Shpk ndërmjetëson për punëkërkuesit vende pune në Gjermani dhe EU.
Ne bashkëpunojmë dhe kemi kontakte me shume punëdhënës gjerman dhe të EU-së, kështu që jemi në dijeni dhe kemi informata të drejtpërdrejta se ku ka vende tё lira të punës dhe kush ka nevojë për punëkërkues të profileve të ndryshme.
Ju kërkoni punë apo arsimin të mëtejshëm – na vizitoni dhe na lejoni të ju këshillojmë
Mënyra jonë e operimit është e veçantë. Ju garantojmë seriozitet, saktësi dhe standarde gjermane, shmangje të burokracive të tepërta gjatë aplikimit, transparencë dhe kushte mjaft të favorshme të bashkëpunimit.
Nё faqen tonë të internetit www.puna-eu.de gjeni informata me të hollësishme rreth shërbimeve tona.
Me ne hapi i parë ёshtё më i lehtë sa që ju mendoni.
Na vizitoni dhe do të bindeni se hapi i parë drejt punësimit tuaj është më i thjeshtë se sa që ju e mendoni .
Përmes bisedës me ju vendosim se cila është mënyra e përkrahjes sonë për ndërmjetësimi e vendit tuaj të punës
Ne ju këshillojmë dhe ju përkrahim si vijon:
• Ndërmjetësim për punësim
• Ju këshillojmë dhe përcjellim në kohëzgjatjen e procedurave dhe proceseve të konkurrimit
• Ndërmjetësojmë kualifikimet dhe edukimet e mëtutjeshme profesionale
• Marrim parasysh shume aspekte siç janë mosha, përvoja mjekësore dhe dëshira juaj se nё cilin drejtim dëshironi të specializoheni. Ju sugjerojmë dhe këshillojmë individualisht se në cilat qytetet, regjione, krahina të Gjermanisë apo të EU-së ka vende të punës që i përshtaten avancimit dhe kualifikimit tuaj mjekësor.
Ose vazhdoni me një hap me tutje:
Na dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e nevojshme për konkurrim në adresën e postës elektronike: info@puna-eu.de .
Ju sigurojmë qasje diskrete dhe shqyrtim të detajuar të dokumenteve tuaja
Dokumentet për aplikim:
• Diplomë/Certifikatë të gjuhës gjermane
• CV me foto në gjuhen gjermane apo shqipe, në format word ose pdf
• Letër motivimi në gjuhën gjermane apo shqipe të adresuar për punëdhënësin gjerman, në format word ose pdf
• Kërkesë për ndërmjetësim të adresuar për kompaninë tonë
• Diplomat e shkollimit
• Dëshmi mbi trajnimin praktik ose mbi përvojën e punës (referenca)
• Çdo dëshmi tjetër mbi trajnime, seminare etj.

Me shumë kënaqësi e bëjmë ndërmjetësimin për një vend pune për Ju!