DISA FJALË RRETH NESH

PUNA EU CONTACT SOLUTION SHPK është një kompani moderne dhe dinamike, e cila ofron shërbime të cilësisë së lartë. Prioriteti jonë më i lartë është që klientët tanë t’i këshillojmë sa më mirë që është e mundshme. Kompania jonë vepron dhe është në partneritet të plotë me kompaninë gjermane AFA Support GmbH, e cila operon në mënyrë të drejtpërdrejtë me punëdhënësit në Gjermani respektivisht në EU. Njëherit të dy kompanitë e lartëshenuara si ajo në Gjermani dhe në Kosovë kanë pronarë të njëjtë.

Si ndërmjetësues pune, kemi obliguar veten për t’i përmbushur krejtësisht dëshirat dhe nevojat e klientëve tanë. Kompanitë dhe punëkërkuesit përpiqen të gjejnë zgjidhje në jetën profesionale. Ne marrim përsipër me shumë dëshirë këtë detyrë dhe dëshirojmë atyre t’u japim besimin, se te ne e kanë gjetur partnerin e saktë kontaktues.
Ndjehemi të lidhur thellë me bashkëpunëtorët tanë. Bazë e këtij bashkëpunimi të mirë është ndjenja e përgjegjësisë, mirëkuptimi dhe vlerësimi për secilin person veç e veç.
Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë dhe me sistemin tonë bindës të feedback-ut i përmirësojmë vazhdimisht shërbimet tona, ashtu që i përmbushim në çdo kohë kërkesat që na janë parashtruar.
Synimi jonë është të arrijmë që klientët dhe bashkëpunëtorët të jenë të kënaqur.
Kandidatëve dëshirojmë t’u ofrojmë një fillim të ri në jetën profesionale dhe vendet e lira të punës t’i plotësojmë sa më mirë që është e mundshme me klientët tanë . Për të arritur këtë objektiv, ne dëgjojmë mirë dhe me vëmendje se çfarë dëshira dhe nevoja keni. Sepse vetëm një ndërmjetësim i personelit që është harmonizuar me kujdes dhe është me orientim individual, mund të çojë deri te rezultatet e dëshiruara dhe mund të garantojë një bashkëpunim të suksesshëm dhe të besueshëm.

Si kompani e marrim shumë seriozisht përgjegjësinë tonë, si në kuptimin social ashtu edhe në atë ekonomik.
Bashkëpunëtorët tanë janë zemra e ndërmarrjes sonë. Kultivojmë një kulturë të rrugëve të shkurta të informimit dhe të komunikimit. Klima e punës është e karakterizuar nga respekti dhe kolegjialiteti, nga drejtësia, gatishmëria për bashkëpunim, fryma ekipore dhe transparenca. Vetëkuptohet që për ne është me rëndësi përdorimi i teknologjive që kursejnë energji. Gjatë bartjes së aplikacioneve tuaja rëndësi të veçantë i përkushtojmë sigurisë. Andaj të dhënat tuaja do t’na transmetohen përmes një linje të sigurt dhe të certifikuar për dërgimin e të dhënave.

Regjistrimi në skedarët tanë të klientëve ndërmerret përmes evidentimit të saktë të nevojave dhe dëshirave të punëkërkuesit përmes shërbimit të kandidatëve. Ky Shërbim i kandidatëve merr përsipër profilizimin e punëkërkuesve. Në një bisedë personale krijohet një portofol individual. Mbi bazën e një pyetësori të specifikuar zbulohen të gjitha çështjet rreth kualifikimeve, njohurive dhe përvojave profesionale si dhe parafytyrimet përkitazi me dëshirën për profesionin e kandidatit dhe ato regjistrohen në profilin e tij. Përgjegjës për ndërmjetësimin e personelit është ekipi jonë kompetent për ndërmjetësim. Kompania e jonë gjenë vende të reja pune, mirëmbajnë kontaktet ekzistuese dhe ndërmjetësojnë kontakte mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Ne veprojmë shpejt dhe specifikisht në bazë të rezultateve dhe kontakteve. Njëkohësisht, punëdhënësit  këshillohen në mënyrë intensive gjatë kërkimit të stafit profesional. Për të gjithë pjesëmarrësit me rëndësi të madhe është transparenca në procesin e ndërmjetësimit. Transparenca krijon besim dhe tek një bazë e mirë e besimit siguron suksesin e dëshiruar!