Mjek

Punësim për Mjekё, Stomatologё, Farmacistë, Infermierё dhe personel për përkujdesje mjekësore (motër medicinale).

Një punë e mirë është gjeja thelbësore!

Që ndërmjetësimi për gjetjen e një vendi pune në cilësinë e mjekut në shtetin gjerman dhe në EU të jetë i suksesshëm, përveç shkollimit dhe studimit adekuat, nevojiten edhe disa cilësi tjera shumë me rendësi që kompania jonë i posedon.
Gëzim Mehmeti, pronar i kompanisë është i lindur, rritur, shkolluar në Prishtinë, ka studiuar dhe jetuar në Gjermani. Eksperienca e tij, suksesi dhe njohja e kulturës, mentalitetit, kontaktet dhe përvoja në të dy shtetet dhe me të dy popujt, paraqesin një fakt shumë me rëndësi dhe domethënës sa i përket ndërmjetësimeve të punës. Gjuha është burim primar i komunikimit. Komunikimi është jetik në çdo fushë e sidomos në fushën e ndërmjetësimit. Pa komunikimin e duhur ndërmjetësimi thuajse është i pamundur, Z. Gëzim Mehmeti zotëron gjuhët (shqip, gjermanisht dhe anglisht) që është përparësi rreth komunikimit dhe prezantimit si me kandidatet, ashtu me punëdhënësit e ardhshëm.
Që ky qëllim të forcohet dhe të realizohet me sukses, nevojiten bashkëpunëtor kompetent dhe serioz që vijnë nga drejtimi mjekësor. Kompania jonë bashkëpunon ngushtë me një mjek të suksesshëm shqiptar në Gjermani.
Përvoja e madhe e tij si mjek në Gjermani është një mbështetje e rëndësishme profesionale për kompaninë tonë.
Duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë si mjek, njohjen e mentaliteti tё punës dhe sistemit shëndetësor në shtetin gjerman, ne ju ofrojmë kompetence dhe seriozitet në ndërmjetësimin dhe gjetjen e një vendi të punës si Mjek/e, Stomatolog/e, Farmacist/e dhe Infermier/e.
Gjetja e një vendi të duhur për specializimin që ju e kërkoni dhe dëshironi, paraqet një gurëthemel të rëndësishëm për karrierën dhe avancimin tuaj si Mjek/e, Stomatolog/e, Farmacist/e dhe Infermier/e në Gjermani.dhe në EU.
Ne ju ofrojmë këshillime individuale dhe profesionale që ju ta bëni vendimin e duhur. Bazuar në spektrin e veprimtarisë dhe përvojës së bashkëpunëtorit tonë, ne do të Ju ofrojmë njohuri esenciale se si ta avanconi karrierën tuaj dhe do të merrni këshilla individuale se cilat profesione mjekësore nevojiten dhe kërkohen momentalisht në tregun gjerman.
Kompetenca, përvoja dhe njohuritë tona rreth çështjeve administrative paraqesin një lehtësim për kandidatet që dëshirojnë të punojnë në cilësinë e mjekut/es Stomatologut/es, Farmacistit/es dhe Infermierit/es në Gjermani dhe EU.
Me anë të kontakteve tona të drejtpërdrejta dhe të mirëfillta me spitale tё ndryshme deri tek klinikat universitare dhe institucionet e tjera shëndetësore, punës sonë serioze dhe përmes përdorimit të shërbimeve tona, ju i rrisni mundësitë tuaja për gjetjen e një vendi pune.
Me anë të kontratave tona të bashkëpunimit me punëdhënës gjerman dhe shërbimin tonë cilësor, ne ju garantojmë atë me të rëndësishmen: mundësinë e nënshkrimit të një kontrate pune.
Mënyra jonë e operimit është e veçantë. Ne i marrim parasysh shumë aspekte, siç janë mosha, përvoja mjekësore, dëshira e Juaj për drejtimin e specializimit, ne ju këshillojmë,individualisht se në cilat qytete, regjione, krahina të Gjermanisë ka vende të punës që i përshtaten avancimit dhe kualifikimit tuaj mjekësor.
Bazë për bashkëpunimin është kontrata për ndërmjetësim pune e lidhur në mes të punëkërkuesit dhe kompanisë tonë. Deri në momentin e nënshkrimit të kontratës me punëdhënësin gjerman, ne operojmë falas. Me nënshkrimin e kontratës së sipërpërmendur dhe realizimit të marrëdhënies së punës, punëkërkuesi miraton tarifat tona për kompensim për shërbimet e bëra.

Me shumë kënaqësi e bëjmë ndërmjetësimin për një vend pune për Ju!