IT

Metoda jonë e punës është e njëjtë sikur në jetën e përditshme, sa më mirë që e njohim njëri tjetrin aq më mirë ua plotësojmë kërkesat për punësim. Ne analizojmë shkollimin, njohuritë, përgatitjet profesionale, përvojat dhe kërkesat e Juaja dhe krijojmë profilin tuaj specifik për kërkesën tuaj të punës. Ne kërkojmë për Ju vendin e punës që i përshtatet profilit tuaj dhe ndërmjetësojmë vendin e punës me punëdhënësit gjerman ose të EU-së.

Ju jeni specialist në sektorin e teknologjisë informative, telekomunikacionit, programimit elektronik, apo jeni inxhinier  elektronik etj. dhe dëshironi punë në EU-Gjermani, atëherë me ne jeni në rrugën e duhur. Ne ju ndihmojmë që ta gjeni vendin e punës që bazohet në aftësitë e juaja dhe që përputhet me qëllimet dhe vizionin e juaj.

Ne do të ju informojmë rregullisht mbi mbarëvajtjen e procesit tё punёsimit tuaj.

Ndërmjetësim dhe këshillim për kualifikimet e mëtejme si dhe arsimim profesional më të avancuar

Gjejmë vendet e duhura të punës aty ku ju mundeni t’i zgjeroni njohuritë tuaja dhe kualifikimin profesional.

Ne ju aftësojmë për prezantimin dhe paraqitjen tuaj sa më të suksesshme para punëdhënësve të ardhshëm. Shqyrtojmë me kujdes përparësitë dhe mangësitë tuaja dhe iu ofrojmë në mënyrë të caktuar zgjedhjen e problemeve. Gjatë fazës sё aplikimit për marrjen e lejes sё punës, bashkëpunojmë me punёdhёnёsin tuaj tё ardhshëm pranë autoriteteve në Gjermani dhe EU.

Ju përfitoni nga kontaktet tona më shumë punëdhënës gjerman dhe të EU-së dhe i rrisni mundësitë tuaja për gjetjen e një vendi tё punёs që çdoherë e keni dëshiruar

Njëherë regjistroheni tek ne, përfitoni shumë herë nga ne

 

Kriteret për punësim