Infermierët

Kërkesat në rritje për punësim nё Gjermani dhe në EU për Infermierё, Mami dhe Motër Medicinale paraqet një rast të volitshëm që Ju ta gjeni vendin e duhur të punës.
Përvoja, Kontaktet dhe puna jonë ju garanton shërbime cilësore në plotësimin e dëshirave tuaja si dhe realizimin e suksesshëm të ndërmjetësimit të punës. Ne ju ofrojmë njohuri esenciale, se si ta gjeni një punë në Gjermani dhe Ju do të merrni këshilla individuale se cilat spitale dhe institucione tё tjera shëndetësore kërkojnë punë momentalisht në tregun gjermanë. Bazuar ne kërkesat tuja, ne do të veprojmë. P. Sh., nëse ju keni përvojë pune apo shkollim për profesionin si Motër Medicinale në kirurgji, natyrisht se ne do të kërkojmë dhe do të ndërmjetësojmë për ju këtë vend pune, po ashtu ky veprim vlen edhe për Motra Medicinale në klinikat tjera.

Ne ndërmjetësojmë këto profile profesionale: Infermier intensiv, Infermier klinik, Infermier në Nefrologji, Infermier në Onkologji, Infermier në shërbimin e endoskopisë, Infermier në Psikiatri, Infermier rehabilitimi, Teknik anestezie, Asistent operacioni, Infermier ambulance , Teknik ortopedie etj.
Për suksesin tuaj profesional, ju ndihmojmë që profili juaj të formulohet mirë, ju vejmë në kontakt me persona apo kompani që merren me përkthimin e dokumenteve, ju këshillojmë dhe ndihmojmë se si merret një vizë pune pranë ambasadave përkatëse. Ne posedojmë një rrjet të gjerë të kontakteve, të cilin ua ofrojmë juve dhe do ta keni në dispozicion për plotësimin e dëshirës suaj për karrierën tuaj.
Aplikimi juaj tek ne mund të bëhet duke vizituar faqen tonë të internetit ose zyrët tona në Prishtinë, përmes aplikimit online, me shkrim përmes postës apo E-mailit.

Ne ndërmjetësojmë Infermier/e në Gjermani

Në kuadër të veprimtarisë sonë, kemi njerëz me përvoje të gjate në lëminë e mjekësisë në territorin e Gjermanisë.
Kemi një pasqyrë të mirë te sistemit shëndetësor gjerman dhe kontakte të qëndrueshme dhe të mira me ta.
Ne i shqyrtojmë kërkesat tuaja dhe bazuar në ato, dhe Juve ju mundësojnë ndërmjetësimin e një vendi atraktiv të punës dhe do të ju këshillojmë në mënyre optimale gjatë gjithë kohës që do të ju shërbejmë.

Shërbimi dhe këshillimet tona janë pa pagesë për Ju

Na kontaktoni përmes E-Mailit apo telefonit që ju të merrni më shumë informata rreth vendeve të punës që ne i ndërmjetësojmë.
Na thirrni me anë të telefonit apo na shkruani:

Kërkesa për Infermierë në shtetin gjerman është mjaft e lartë. Me kompaninë Puna Contact Solution SHPK keni mundësi ta zgjidhni një vend pune që do të ua përmisojë standardin profesional dhe jetësor.

Përparësitë tuaja gjatë bashkëpunimit me Puna EU Contact Solution SHPK:
Këshillime profesionale
Zgjerimi i njohurive tuaja profesionale.
Ne do të përzgjedhim punën tuaj bazuar në dëshirat dhe aftësimin profesional tuajin.
Krijimi i profilit profesional që do të përdoret për aplikim tek punëdhënësi gjerman.
Ju ndihmojmë dhe këshillojmë gjatë aplikimit për marrjen e vizës së punës
Ju këshillojmë individualisht, se në cilat qytete, regjione, krahina të Gjermanisë ka vende të punës që i përshtaten avancimit dhe kualifikimit tuaj profesional
Me shumë kënaqësi e bëjmë ndërmjetësimin për një vend pune për Ju!
Regjistrohuni këtu, na dërgoni një E-Mail apo na thirrni në këtë tel. 045119000