PUNA EU Contact Solution SHPK

Rr. Tirana, Bll. C, Nr. 12

10000 Prishtinë

Republika e Kosovës

E-Mail: info@puna-eu.de

Përgjegjës për përmbajtjen e faqes së internetit: PUNA EU Contact Solution SHPK

Mbrojtja e të dhënave

Faleminderit për interesimin tuaj për kompaninë tonë dhe shërbimet tona.

Është dëshirë dhe obligim i ynë që në rast se vizitoni faqen tonë të internetit të ndjeheni të sigurt për mbrojtjen e të dhënave. Kompania jonë e konsideron të natyrshme respektimin e kritereve dhe obligimeve që janë të parapara në ligjin për mbrojtjen e të dhënave të Republikës së Kosovës. Për ne është shumë e rëndësishme mbrojtja e të dhënave tuaja!. Për këtë arsye ne kemi marrë veprime teknike si dhe organizative, dhe me anë të veprimeve e tilla ne sigurojmë, se do ti respektojmë rregullat për mbrojtjen e të dhënave.

Të dhënat e personit

Bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave të Republikës së Kosovës, të dhënat që i referohen personit janë të dhëna individuale të një personi të caktuar. Këto të dhëna duhet të jenë të vërteta, të dorëzohen me vullnetin dhe dëshirën e lirë dhe që  lejojnë përdorimin e tyre për çështjet tuaja personale apo ekonomike. Për shembull të dhënat si emri, adresa, numri i telefonit, E-Mail-Adresa etj. Për shfrytëzimin e faqes sonë të internetit në parim nuk është e nevojshme ti jepni të dhënat e tuaja personale. Vetëm në raste kur ju kërkoni shërbimet e kompanisë sonë na duhet emri dhe adresa e juaj si dhe të dhëna tjera, në mënyre që ne të mundemi ti kryejmë shërbimet e dëshiruara.

Të dhënat tuaja na duhen edhe për arsye të dërgimit të materialit të kërkuar dhe për përgjigjet në pyetjet tuaja të parashtruara. Do të ruhen vetëm ato të dhëna, të cilat i nevojiten kompanisë për kryerjen e shërbimeve që ne i ofrojmë. Nëse ne pastaj kërkojmë nga ju të dhëna tjera dhe ju pajtoheni me kërkesën tonë, atëherë këtu ka të bëjë me informacione vullnetare nga ana juaj. Përpunimi i të dhënave që i dedikohen personit do tö shërbejnë vetëm për ti plotësuar shërbimet e kërkuara.
Nuk i pranojmë, shfaqim të dhënat pa lejen e prindërve apo personit mbikëqyrës nga personat që nuk i kanë mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Ne nuk kërkojmë kurrfarë të dhëna personale nga fëmijët apo nga personat e mitur. Ne nuk i mbledhim këto të dhëna si dhe nuk i japim ato personit të tretë.

Obligimi dhe detyrimi

Ne deklarohemi, që të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen të një i treti e as nuk do të bëjmë tregti të çfarëdo lloji me ato.

Kompanitë shërbyese që ne i kontraktojmë janë të obliguara që ti respektojnë rregullat ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave.

Të dhënat tuaja që i referohen personit ne i përdorim për t’ju përgjigjur, përpunuar kërkesave tuaja, apo për të ju mundësuar juve qasje në informacionet tona si dhe për të ju ofruar qasje për ofertat tona.

Ruajtja automatike e të dhënave

Gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit për arsye teknike dhe organizative do të regjistrohen të dhënat e mëposhtme si vijon: emrat e faqeve të hapura, browseri i cili përdoret, data dhe ora e përdorimit, mjeti i përdorur, IP-Adresa e përdorur në formë të shkurtuar si dhe emrat e të dhënave.

Të dhënat tuaja që i referohen personit si dhe sfera e juaj private janë të mbrojtura në çdo kohë. Vlerësimi i këtyre të dhënave teknike bëhet në mënyrë anonime dhe shërben ekskluzivisht për nevoja statike, për ta zhvilluar dhe përsosur pandërprerë paraqitjen tonë në internet si dhe për ti menaxhuar në mënyrë edhe më atraktive shërbimet tona në internet. Regjistrimi i këtyre të dhënave anonime bëhet ndaras në sistemet e siguruara nga informacionet që i referohen personit.

Faqja jonë e internetit ndër të tjera e përdor browserin tuaj sipas rivendosjes së tij. Cookies janë të dhëna nga tekste të vogla të cilat dërgohen nga një webserver në browserin e kompjuterit tuaj dhe regjistrohen në diskun e kompjuterit tuaj. Lidhur me këtë nuk do të regjistrohen të dhënat personale të shfrytëzuesit. Informacionet e regjistruara shërbejnë në atë mënyrë që kur ta vizitoni përsëri faqen e internetit tonë të ju njohim automatikisht si dhe shërben për të ju lehtësuar vizitën. Cookies për shembull lejojnë që faqja e internetit të ju përshtatet interesave tuaja gjegjëse apo ta regjistroni fjalëkalimin tuaj, nëse ju dëshironi, që ju pastaj kur ta vizitoni përsëri faqen të mos e jepni patjetër fjalëkalimin.

Ju mund ta vizitoni faqen tonë natyrisht edhe pa cookies, nëse ju nuk dëshironi që ne përsëri ta njohim kompjuterin tuaj. Dhe kështu ju mund ta pengoni ruajtjen e cookies në diskun tuaj, ashtu që në manualin e browserit tuaj e zgjidhni “nuk i pranojmë cookies”. Ne ju bëjmë me dije se nëse nuk e i pranoni cookies, atëherë kjo mund të ndikoj në kufizimin e funksioneve për ofertat tona. Udhëzimet tjera rreth largimit të shërbimit të cookies ju mund ti merrni nga udhëzimet e prodhuesit të browserit.

Faqja e jonë e internetit përdor shërbimin e google me emrin google analytics, një shërbim analitik i webit. Google analytics i përdor të ashtuquajturat. „cookies“, të dhëna dhe tekstet të cilat regjistrohen në kompjuterin tuaj dhe të cilat përmes juve mundësohet analiza e shfrytëzimit të faqes së internetit. Informacionet e që dalin përmes cookie për shfrytëzimin tuaj të kësaj faqeje të interneti do të transferohen në një Server të Google-it në SHBA dhe pastaj atje do të regjistrohen. Në rast se aktivizohet diskrecioni i IP-ve të faqes së internetit, IP-Adresa e juaj do të shkurtohet nga Google brenda shteteve apo me vendet tjera që kanë nënshkruar këtë kontratë të marrëveshjes rreth hapësirës ekonomike. Vetëm në raste të veçanta mund të transferohet IP-Adresa e juaj në një Server të Google në SHBA dhe pastaj atje edhe të asgjësohet. Me porosi të operatorit të kësaj faqeje të internetit Google do ta shfrytëzoj këtë informacion, për ta vlerësuar shërbimin tuaj të faqen e internetit, për të grumbulluar raportet rreth aktiviteteve tuaja në faqen e internetit dhe për të mundësuar edhe më tutje shfrytëzimin e faqes sonë të internetit dhe shfrytëzimin e internetit për shërbimet e ndërlidhura me operatorin e faqes së interneti. Adresa e juaj e IP-së në kuadër të Google Analytics që transferohet nga Browser i juaj nuk i bashkëngjitet të dhënave të tjera. Nëse ju dëshironi, mundeni ta pengoni ruajtjen e Cookies duke përdorur browser-software e juaj.

Ne ju informojmë se faqja e internetit Google Analytics Code jep përgjegjësi për përmbledhje anonime të IP-Adresave (IP-Masking).

Masat e sigurisë organizative dhe teknike

Kompania jonë i kushton rëndësi të madhe privatësisë suaj dhe për këtë arsye kemi marrë masa të sigurisë teknike dhe organizative për të siguruar dhe mbrojtur të dhënat tuaja. Ne i kushtojmë kujdes të veçantë të dhënave personale siç ka të bëjë me humbjen, shkatërrimin, manipulimin si edhe nga ndonjë qasje jashtë ligjore. Punëmarrësit e kompanisë si dhe të gjithë ata që marrin pjesë në përpunimin e të dhënave janë të obliguar që në mënyrë të besueshme dhe diskrete ti qasen të dhënave të personit duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave të Republikës së Kosovës.

Kategorikisht e kundërshtojmë përdorimin e të dhënave të publikuara për të lënë gjurmë, nga personat e tretë, në qoftë se kjo nuk bëhet për publicitetin e kërkuar apo ndonjë formë nga kompania.  Administratoret e faqes sonë të internetit rezervojnë, në mënyrë të qartë, të drejtën e veprimeve juridike në rast të dërgimit të informacioneve të pa kërkuara përmes Spam – emajlave apo ndonjë forme tjetër abuzive, .

Që ti evitojmë abuzimet me të dhëna nga personi i tretë, ne kemi marrë masa dhe obligim që përpunimin e të dhënave ta realizojmë në formë diskrete. Veprimet tona të sigurisë do të zhvillohen në koherencë me zhvillimet e duhura teknologjike.

E drejta për informata dhe për ankesa

Në rast se ju kërkoni informata për të dhënat tuaja të ruajtura nga ne, ju mund ti merrni të dhënat që i kërkoni.

Po ashtu ju mund të kërkoni rikthimin e pëlqimeve të miratuara nga ne për aplikim, ruajtjen, përpunimin dhe për shfrytëzimin e të dhënave tuaja personale.

Nëse keni ndonjë pyetje tjera që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale tuaja, mos hezitoni dhe na kontaktoni në adresën e lartshënuar.

Ndryshimi i të dhënave

Është e drejtë e pa kontestuar e jona që ti rrisim dhe ti ndryshojmë veprimet tona të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave, në rast se të dhënat e tilla nevojiten për zhvillimin e mëtutjeshëm teknik. Prandaj kërkojmë nga ju dhe njëherit ju lusim që ti respektoni sugjerimet, sqarimet dhe rregullat tona për mbrojtjen e të dhënave.